Sport

Emery në Madrid, Arsenal afër transferimit të madh

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, është parë sot në Madrid, duke lënë të kuptohet se Arsenal po përgatitet për një transferim të madh.

Skaudra londineze nuk ka shpenzuar shumë gjatë merkatos së kaluar dhe synon që gjatë kësaj vere të sjellë disa përforcime në ‘Emirates Stadium’.

Gjatë ditës së sotme, Emery është parë në Madrid, duke parë nga afër ndeshjen e Atletico Madrid kundër Levantes.

‘The Express’ raporton se trajneri i ‘Gunners’ ka qenë në Spanjë për të vëzhguar Thomas Partey, i cili luan në pozitën e mesfushorit tek skuadra e Atletico.

Mesfushori ka një klauzolë prej 50 milionë eurove dhe do të mund të mbulonte hapësirat e lëna nga Aaron Ramsey.

Gjithashtu, pas zërave të fundit se Granit Xhaka mund të largohet drejt Inter, mesfusha e Arsenal është në rrezik, dhe Partey do të ishte një blerje e qëlluar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top