CoVid-19

Eshtë më pak se një grip normal, flet një i prekur : Ditën e parë nuk u ndjeva mirë, ndërsa në ditën e pestë

Koronavirusi mberriti në Shqipëri prej disa ditësh, ku deri më tani janë shënuar 59 raste dhe dy vik. tima.

Një nga personat e prekur me Covid-19 ka folur mbrëmjen e djeshme në një lidhje telefonike për emisionin “Open”, ku ka treguar si u prek dhe çfarë ka ndjerë ditën e parë dhe në vazhdim.

Ai tregoi se e ka kryer testin në datën 10 mars, kur dëgjoi për pacientin zero që doli me koronavirus, dhe po atë ditë doli pozitiv me Covid-19.

Pacienti i quajtur Mark tha se që nga ai moment është vetëkarantinuar në shtëpinë e tij dhe se nuk ka dalë jashtë saj.

Ai tha se ditët e para ka pasur vetëm djersitje, ndërsa ditën e tretë nisi t’i rritej temperatura.

Sipas Markut, në ditën pestë ka pasur prob. leme jo serioze me frymëmarrjen.

Më tej ai qetësoi qytetarët e pani. kosur duke u shprehur se koronavirusi është diçka e menaxhueshme, ndërsa theksoi se sot është në ditën e tetë si i infe. ktuar.

Marku tha:

Unë në momentin që dëgjova për zotërinë (pacienti zero) që ka dalë me Koronavirusi, jam interesuar po atë ditë kam bërë tam. ponin dhe me datën 10 në mëngjes kam dalë pozitiv. Në momentin e parë u tre. mba sepse ishte një sëm. undje e pa dëgjuar, shumë panik, po flitej në të gjithë botën ishte një tm. err i vërtetë.

Unë në momentin që kam dalë pozitiv jam vetëkarantinuar, nuk kam dalë fare. Ka ardhur doktori me stafin, jam lidh me Piperon dhe kam marr asistencë në shtëpi. Ditët e para kisha vetëm djers. Ditën e tretë temperatura, 38.2, 38 .3. Ditën e pestë ka vazhduar pak mungesa e frymëmarrjes, por jo e papërmbajtshme, pak e zorshme.

Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit dhe me urgj. encën kam folur. Jam ushqyer si gjithmonë kur kam pas temperaturë kam pirë paracetamol, uji lëngje supë.

Është çështje pan. iku më shumë, është diçka e menaxhueshme. Është më pak ne një grip normal. Sot jam në ditën e tetë. Javën tjetër bëj tam. ponin për të kuptuar nëse kam më COVID apo jo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top