Firma bioteknike amerikane “Moderna” ka dërguar një vaksinë eksperimentale për Koronavirusin tek studiuesit e Qeverisë Amerikane. Testimet e vaksinës mund të fillojnë në prill, por proçesi i aprovimit mund të zgjasë të paktën një vit.
“Moderna” tha në një deklaratë se paketa e parë me vaksinat e quajtura “mRNA-1273”, është dërguar në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëm undjeve Infektive.
Sipas firmës amerikane, vaksinat e para eksperimentale do të përdoren në Shtetet e Bashkuara në një numër të vogël njerëzish të shëndetshëm.
Gazeta “Wall Street Journal” shkruan se dy doza të vaksinës do të testohen në 25 vullnetarë për të parë nëse vërtet të mbron nga virusi.
Edhe nëse prova klinike del me sukses, do bëhen më tej testime dhe miratime para se vaksina të shpërndahet kudo, transmeton xing.al.
“Moderna” nuk është e vetmja kompani që shpreson të gjejë një vaksinë për virusin. Gjigantët e firmave Johnson & Johnson (JNJ) dhe GlaxoSmithKline (GLAXF), por edhe shumë të tjerë po punojnë për të gjetur një vaksinë./Xing.al