Në orën 12:00, Italia ndali në homazh për të gjithë viktimat e koronavirusit. Iniciativa, e nisur nga kryetarët e bashkive është shtrirë në qindra mijëra institucione të tjera. Flamuri italian në gjysmështizë është shfaqur në të gjitha ndërtesat publike.
Presidenca ishte një nga institucionet e para që iu bashkua zisë në ballkonin e sheshit flamujt u ulën në gjysmështizë nga flamurtarët. Ambasadat italiane jashtë vendit iu bashkuan gjithashtu iniciativës.
Deri tani, Italia shënon 11 591 të vdekur, 101739 persona të prekur me koronavirus, ndërkohë që shifrat përditësohen në orët e pasdites.