Lajme

Flet mjeku shqiptar në Itali: Situatë shqetësuese, por mos bëni panik sepse…

Elson Gjoni, kirurg onkolog shqiptar në spitalin e Bursto Arsizio që punon në Itali, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur për situatën emergjente të krijuar në Itali. Gjoni u shpreh se gjendja në Itali është shqetësuese, por bëri apel që të mos krijohet panik sepse janë marrë masat që të frenohet përhapja. Mjeku ka konfirmuar se ende nuk dihet kush është pacienti në Itali që ka përhapur koronavirusin.

Blendi Fevziu: Si është situata në Itali?

Kirurgu onkolog Elson Gjoni: Me tërë mend është shqetësuese por nuk duhet të jetë panik në këto orë të para se duhet të merren të gjitha masat që të frenohet përhapja. Duke ditur që është një virus që ka përhapje të lartë, ne kemi protokollet e Ministrisë që na ndërruan që nga e shtuna kur filloi përhapja e virusit në Itali. Më përpara kontrollet ishin për pacientët ku kishin simptoma, pacientët që vinin nga epiqendra e Kinës, ose italianë ose pacientë me origjinë kineze që vinin nga Kina.

Blendi Fevziu: Nga erdhi, nga u përhapën?

Kirurgu onkolog Elson Gjoni: Për fat të keq, pacienti zero që e quajmë ne këtu, doli në të dyja analizat negativ. Pacienti zero që ishte një pacient një biznesmen që vinte nga Kina që mendohej që ai ia kaloi pacientit të parë, por pacienti zero për fat të keq nuk u konfirmua.

Blendi Fevziu: Pra nuk dihet fare se si ka mbërritur tek ky person?

Kirurgu onkolog Elson Gjoni: Absolutisht, nuk dihet pacienti zero.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top