Leximi

Foto selfie e doktorit italian po bën xhiron e rrjetit: Nuk më interesojnë shenjat, dhimbjet…

Foto e një doktori italian po bën xhiron e rrjetit teksa me këtë foto ai ka përcjellë edhe një mesazh. Nicola Sgarbi shfaqet me shenja në fytyrë nga syzet mbrojtëse, por ai shkruan se nuk i interesojnë aspak shenjat, dhimbjet e shpinës apo orët e gjata në punë. Sgarbi shprehet se ka besim që kjo do kalojë me angazhimin dhe sakrificën e të gjithëve.

“Nuk më pëlqejnë selfiet. Megjithatë, dje, unë bëra këtë foto. Pas 13 orësh në terapinë intensive, pasi hoqa të gjitha pajisjet mbrojtëse, bëra një selfie.

Unë nuk jam hero dhe nuk ndjehem si i tillë. Unë jam një person normal, i cili e do punën e tij dhe që, tani më shumë se kurrë, është krenar që mund ta bëj këtë duke e dhënë veten në vijën e parë, së bashku me njerëz të tjerë të mrekullueshëm (mjekë, infermierë, oss, teknikë, pastrues).

Kjo është arsyeja pse mua nuk më interesojnë orët e shumta në punë, shenjat, dhimbjet e shpinës, lodhja, vaktet e pangrëna e shumë më tepër. E gjithë kjo do të kalojë.

Do të kalojë edhe falë edhe jush, angazhimit dhe sakrificave tuaja. Do të kalojë nëse jemi të bashkuar në një përpjekje të jashtëzakonshme të përbashkët.

Mos u dorëzo Kurrë!”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top