Leximi

Fundi i botës? Lakuriqë të ngordhur bien nga qielli në Izrael, një lidhje me “profecinë biblike”

Disa studime kanë sugjeruar se koronavirusi i ri është shkaktuar nga lakuriqët e natës dhe megjithëse kjo teori nuk është konfirmuar, mediat izraelite sugjerojnë se disa ngordhje misterioze të këtyre krijesave të natës, mund të kenë ardhur si ndëshkim për fillimin e pandemisë globale, ose si shenjë e diçkaje edhe më të tmerrshme.

Turmat lakuriqëve të ngordhur pa shenja fizike të dëmtimeve janë zbuluar në Izrael, duke ngritur pikëpyetje dhe frikë.

Fotografitë e krijesave ngordhura të shtrira në Parkun Gan Leumi në qytetin izraelit Ramat Gan u publikuan së pari nga Adi Moskowitz në Facebook, i cili kërkon një shpjegim lidhur me fenomenin misterioz.

Fotografi dhe video të ngjashme u postuan nga disa përdorues të tjerë në qytetet afër, sipas Breaking Israel News, i cili hedh dyshime lidhur me ngordhjen e lakuriqëve, madje e lidh fenomenin edhe me një profeci biblike lidhur me fundin e njerëzimit.

“Do të zhduk njeriun dhe bishën; Do të zhduk zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit. Do të pengoj të pabesët dhe do të shkatërroj njerëzimin nga faqja e dheut” thotë Hashem, në psalmin biblik 1: 3, i cili përdoret nga faqja izraelite për të shpjeguar fenomenin misterioz.

Disa përdorues dhe ekspertë të rrjeteve sociale kanë sugjeruar se arsyeja e ngjarjes mund të ketë qenë prej ditëve jashtëzakonisht të ftohta ose teknologjive të fundit 5G të instaluara në zonë, por këto teori mbetën të pakonfirmuara.

Prej kohësh lakuriqët e natës janë akuzuar si shkaktarë të pandemisë së koronavirusit. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga shkencëtarët se lakuriqët janë shkaktarët e pandemisë, një sërë besimtarësh sugjerojnë se ngordhja e tyre është ndëshkim i Zotit për shkaktimin e krizës globale shëndetësore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top