Lajme
Gjermania mbron gratë dhe vajzat, 5 euro taksia nëse udhëton natën
Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania. Ai ka shkruar lidhur me një vendim që është marrë së fundmi në Mynih të Gjermanisë për mbrojtjen e grave dhe vajzave.
Bëhet fjalë për një lajm që është publikuar në revistën prestigjoze gjermane, ‘Bild’.
Sipas ‘Bild’, në Mynih është vendosur në dispozicion të grave dhe vajzave mundësia e blerjes së një kuponi për vetëm 5 euro.
Këtë kupon ato mund ta përdorin për t’u zhvendosur në orët e vona të darkës me taksi.
Kuponat do jenë të vlefshëm nga data 1 mars 2020.
Oraret kur mund të gjeni një kupon të tillë janë nga 10 e darkës deri në 6 të mëngjesit.
Të gjitha gratë dhe vajzat e moshës nga 16 vjeç e lart mund të përfitojnë nga oferta nëse marrin një taksi brenda kufijve të qytetit.
Destinacioni pastaj mund të jetë edhe jashtë Mynihut. E gjitha kjo bëhet për të mbrojtur gratë dhe vajzat në mënyrë që ato të lëvizin lirshëm në orët e vona të natës pa ndeshur në individë të rrezikshëm që mund t’i cënojnë.
Mesazhi i qytetarit që ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania:
Femrat mbi 16 vjeç në Mynih mund të përdorin taksitë me vetëm 5 euro në orët e vona të natës.
Burimi: Bild Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania