Leximi

Gruaja 105-vjeçe nga Rahoveci tregon sekretin e saj për jetëgjatësinë

Të mirën e të keqen e pranon qetë dhe me lehtësi.

Pikërisht këtë gjë, 105-vjeçarja Gjylferije Veseli e konsideron çelës të jetëgjatësisë së saj.

Gruaja që ka jetuar më shumë se një shekull jetë tregon se shumë rrallë në jetën e saj shkoi te mjeku. Bile, as tani nuk pranon të bëjë vizita mjekësore pa ndonjë dhimbje të madhe.

Gruaja nga Krusha e Madhe e Rahovecit tha se faktor tjetër në jetëgjatësinë e saj është ushqimi.

“Ma fort ta prish punën ushqimi, të kcen zemra në hava, prej Zotit s’kem ku të shkojmë”, thotë Gjylferije Veseli.

Ajo thotë se shumë rrallë ka shkuar te mjeku, madje edhe sot refuzon të shkojë te mjeku pa ndonjë arsye të madhe.

Megjithatë shëndetin e vlerëson shumë.

Familjarët tregojnë se 105-vjecarja mbanë dietë dhe është një përdoruese e madhe e hudrës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top