Lajme

Gruaja japoneze, e para në botë që diagnostikohet për herë të dytë me Koronavirus

Qeveria e Osakës ka konfirmuar se një grua që punon në Japoni ka rezultuar pozitive për herë të dytë për koronavirus. Dhe është rasti i parë në botë.

Kjo e bën atë personin e parë që të infektohet dy herë nga së mundja, mes shqetësimeve në rritje për përhapjen e virusit.

Gruaja, e cila punon si guidë me autobus është në të dyzetat e saj dhe banore në Osaka në Japoninë perëndimore, ka rezultuar dje positive përsëri ndaj virusit.

Deklarata e qeverisë thoshte që ajo së pari kishte testuar pozitive në fund të janarit dhe më vonë ishte larguar nga spitali pasi ishte shëruar në 1 shkurt.

Duke folur në parlament, Ministri i Shëndetësisë Katsunobu Kato tha se qeveria qendrore do të duhet të rishikojë listat e pacientëve dhe të mbajë skedat për gjendjen e atyre që ishin kuruar më parë.

Sipas BBC, ka patur gjithashtu raportime të pacientëve në Kinë që përsëri testohen pozitivë pas një shërimi fillestar.

Ekspertët e mjekësisë thonë se ka ende shumë informacione që mbeten të panjohura rreth sëmu ndjes por si duket në momentin e kurimit virusi qëndron në gjendje të fjetur dhe mund të riaktivizohet.

Burimi: ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top