Historia/ Nga e keqja te thyerja e rekordit, falë largimit të Bielsës se tallej me Igli Taren

Lazio është duke bërë një sezon fantastik këtë vit në Serie A, ku renditet e 3-ta me 6 pikë më pak se kryesuesit e Juventusit, ndërsa numëron një ndeshje më pak. Gjithashtu vitin 2019 e mbylli me fitoren e një trofeu, atë të Superkupës së Italisë, ku mundi Juventusin në finale, për herë të dytë pasi i mposhti fillimisht në kampionat. Të gjitha këto flasin qartë për punën e mirë të bërë nga i gjithë klubi, si dhe nga vetë trajneri Simone Inaghi, i cili deri në fund të sezonit ka mundësinë që të thyejë edhe një rekord.

Kështu Inzaghi ditën e sotme kundër Cremoneses në Kupë do të numërojë 182 ndeshje në pankinën e Lazios, ndërsa deri në fund të kampionatit së bashku me ndeshjet e mbetura në Serie A ky numër shkon në 202, po aq sa legjenda Dino Zoff. Ky i fundit mban rekordin si trajneri që ka drejtuar Lazion në më tepër takime, por një fitore ditën e sotme do të bënte që në fund të këtij sezoni ky rekord të mbajë emrin e Simone Inzaghit.

Megjithatë rruga për në stolin e Lazios për këtë të fundit do të vinte fillimisht si trajner i përkohshëm, për të zënë më pas vendin e lënë nga shkarkimi i Bielsas, i cili nuk drejtoi asnjë ndeshje të vetme. Ky i fundit njihej për “çmenduritë ” e tij dhe për këtë arsye eshe u shkarkua. Justifikimi i këtij trajneri ishte se Tare nuk i sillte gjatë merkatos së verës lojtarët që ai pati kërkuar. Ndërkohë Lotito do të shprehej para pak kohësh në lidhje me këtë çështje për të sqaruar gjithçka:

“Isha unë që e shkarkova Bielsan. Kur isha në Francë, Tare më telefononte dhe më tregonte se kishte blerë disa lojtarë që i donte ai trajner. Pas tre minutash, ata lojtarët nuk ishin të mirë mjaftueshëm sa më parë. U riktheva në Itali dhe së bashku me Taren kemi telefonuar Bielsan për të folur rreth situatës. Tare foli me të dhe ai i përgjigj si të ishte shkenctar. Në një moment unë ia mori telefonin Tares dhe i thashë: “Shiko trajner, ti mund të shkosh”. Në atë moment edhe vetë Tare u zbeh disi”./Sport Ekspres/