Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim. Hithrat djegëse janë përdorur për disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo.
Rrënjët e hithrës janë përdorur për problemet me urinimin, të lidhura me zmadhimin e prostatës –(hiperplazia beninje e prostatës [HPB]. Këto probleme janë urinimi i shpeshtë, edhe gjatë natës, dhimbje gjatë urinimit, vështirësi në urinim dhe acarim të fshikëzës së urinës.
Hithra është përdorur gjithashtu për sëmundjet e kockave, si diuretik dhe si regjës i lëkurës. Disa njerëz përdorin gjethet e hithrës për infeksionet e traktit urinar, inflamacionin dhe gurët në veshka, alergjitë dhe osteortritin.
Këto pjesë përdoren gjithashtu për trajtimin e anemisë, qarkullimit të dobët të gjakut, acidit në stomak, diarresë, astmës, ekzemës, parandalimin e shenjave të plakjes, kan cerit etj.
Gjethet përdoren edhe si produkt kozmetik për rënien e flokëve dhe në rastet kur ato janë të yndyrshëm. Hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin.
Përdorimet Efikase për:
Osteoartritin – Ka të dhëna shkencorë që tregojnë se konsumimi i hithrës me ushqime të ndryshme ose vendosja e saj direkt në lëkurë mund të lehtësojë dhimbjet e personave që vuajnë nga osteoartriti. Studimet kanë treguar se përdorimi i kësaj bime i ndihmon njerëzit që të mos kenë nevojë për ilaçe.
Të dhëna jo të mjaftueshme për:
Alergjitë: Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i hithrave djegëse në fazat e para të alergjive mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.
Hiperplazia beninje e prostatës – Ka të dhëna kontradiktore rreth efikasitetit të hithrës, e përdorur vetëm ose bashkë me ingredientë të tjerë, për përmirësimin e simptomave të hiperplazisë beninje të prostatës.
- Anemi.
- Qarkullim i dobët i gjakut.
- Diarre.
- Astmë.
- Kan cer.
- Shërimin e plagëve.
- Probleme të tjera.