Lajme

Humbi të atin në një moshë të re, Enca i bën dedikimin prekës

Posted on

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është duke kaluar momentet më të vështira. I ati i saj u n da nga je ta në një moshë të re pas një sëmu ndjeje të rën dë. Lajmin e bëri fillimisht të ditur “Iconstyle” dhe më pas burime pranë këngëtares e konfirmuan për “Xing.al”.

Së fundmi, Enca përmes një postimi në Instastory ka falenderuar të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që i kanë dhënë forcë familjes së saj me mesazhet ngushëlluese dhe plot dashuri. Ajo shprehet se e ka shumë të vështirë të flasë në rrjete sociale për gjëra që i ka shumë afër zemrës. “Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës ndaj po e lë me kaq”, shkruan ajo.

Po ashtu këngëtarja i ka bërë një dedikim prekës duke publikuar një pjesë nga kënga e saj “Balad”, me fjalë të ndjera që i përshtaten më së miri të atit.
“Nuk është si dje, deti ishte blu dhe qielli me re. Flisnim për të ardhmen çfarë ndodhi me ne? Unë jam akoma ama ti nuk je”, shkruan Enca krahas videos, shoqëruar nga hashtaget “i paharrueshëm” dhe “Ohana” (që ka kuptimin e familjes).

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte