Papunësia, varfëria, pabarazia sociale, keqqeverisja, mundësitë e limituara të punësimit dhe korr upsioni i manifestuar thuajse në çdo fushë të jetës në Shqipëri, kanë detyruar mijëra të rinj shqiptarë të largohen masivisht nga vendi, për t’;iu drejtuar shteteve perëndimore për një jetë më të mirë.
Destinacioni i preferuar i të rinjve shqiptarë mbetet Mbretëria e Bashkuar.
Së fundmi, një i ri shqiptar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon si ai dhe miqtë e tij rrez ikojnë seriozisht jetët e tyre për të shkuar në mënyrë ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Të rinjtë kuksianë kanë udhëtuar nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar të fshehur në shasinë e kamionit.
Personi që dërgoi videon shprehet se kanë ndërmarrë një udhëtim shumë të rre zikshëm dhe në një natë shumtë të ftohtë, duke rrez ikuar seriozisht shëndetin e tyre.
Mesazhi i plotë:
Prsh joq, keto jan vuajtjet per te mberritur ne angli, duke rr ezikur je ten ne shasi te kamjonit per nje jete sa me te mir. Jemi nga ga franca ne nje udhetim teper te rez ikshem dhe nje nat shum e ftohet nga momenti ne moment per te pushu zemra nga nje teftohet shum i madh respekte djemve kuksit qe kane nje guxim shum te madh. Faleminderit”
I riu publikon videon rrëqethëse nga kamioni për në Angli: Gati sa s’po na pushon zemra nga i ftohti i madh on Vidnews.