Modelja Emina Çunmulaj së bashku me bashkëshortin e saj, biznesmenin Sam Nazarian dhe të bijat, është izoluar në shtëpi që prej ditësh. Ajo është fokusuar në kujdesin për vajzat, në aktivitetin fizik si dhe në punët e shtëpisë.
Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Emina ka treguar se i është futur pastrimit të garazhit pasi ia ka kërkuar i shoqi.
Në përshkrimin e videos modelja shkruan se një veprim të tillë e bëjnë vetëm gratë shqiptare.
“Burri im më kërkoi të pastroj garazhin. A je i lumtur zemër, të pëlqen? Gruaja shqiptare se askush tjeter”, shkruan ajo.