Lajme
I vuri notën 9 vajzës së Enver Hoxhës, ja çfare i ndodhi mësuesit me pas
Regjimi diktatorial që u vendos në vendin tonë nga Enver Hoxha ka qenë një ndër më të egrit dhe më mi.zorët. Fëmijët e diktatorit kanë qenë sigurisht edhe më të përkëdhelurit dhe ishte e pamundur që t’i prekje ata apo edhe të guxoje tu vije notën 9.
Por një mësues e ka bërë këtë. Bëhet fjalë për Kastriot Bezati, i cili i ka vendosur notën 9 vajzës së Enver Hoxhës, Pranverës. Ai ka treguar:Mua më çuan për praktikë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Ky gjimnaz ishte shkolla ku mësonin fëmijët e udhëheqjes. Unë shumë gjëra s’i dija dhe shkova për të dhënë mësim me atë dëshirën për të qenë korrekt dhe idealist. Një ditë çoj në dërrasë një vajzë simpatike me emrin Pranvera.
Një vajzë shtatgjatë, simpatike dhe shumë e edukuar. Ajo u përgjigj mirë, por në një vend bëri një ngatërresë. Kur u ul unë i thashë, merr notën 9. Sa thashë unë 9, gjithë klasa lëshoi një uuuuuuuuuuuuuuuuuu të zgjatur. Unë i pashë i habitur por shumë serioz. Duke parë qëndrimin tim korrekt klasa heshti. Vajza u skuq paksa dhe nuk foli fare. Kur mbaroi mësimi dhe dola nga klasa, një nxënës afrohet dhe më thotë:
“Profesor, ajo vajza që i vure 9, është vajza e Enver Hoxhës.” Për një moment shtanga, por e mblodha veten. Po mirë, i thashë, unë i vura notën që meritonte, nuk e fyeva.’’Mesa duket në atë vite ishte e pamundur që edhe të mendoje pa zë kundër Enver Hoxhës dhe jo më të shprehje mendimet hapur. Kujtojmë këtu se gjatë sundimit të Hoxhës Shqipëria u izolua totalisht për më shumë se 40 vite.