Lajme
Inci denti në shkollën në Fier, nxënësja : Ishte erë mby tëse më shumë kisha dhimbje fyti
Ditën e sotme një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në qytetin e Fierit. Fillimisht u raportua se 6 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” janë hel muar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Më pas u tha se ishin 10 nxënës, mësues dhe sanitarja e gjimnazit “Janaq Kilica” ata që u dërguan në spital me urgjencë.
Sipas informacioneve paraprake u tha se nxënësit kanë qenë duke zhvilluar një orë praktike në laborator në momentin kur janë ndjerë keq.
Së fudmi ka folur njëra nxënëset që u dërhua për ndihmë në spitalin e Fierit. Ajo ka thënë për ‘Reportv Tv’:
Te klasa ngjitur kishte orë mësimi, hapëm derën se duhet të merrnim diüka, erdhi një erë mby tëse. Nuk të linte që të merrje frymë, mësuesja kishte frikë të na nxirrte jashtë. Vjen urdhri dhe që të gjithë nxënësit e godinës së parë të dilnin jashtë, pasi erdhi ishte mby tëse. Duke dalë jashtë ngaqë ishim shumë veta. Ishte erë mby tëse, më shumë kisha dhimbje fyti. Në klasë ishim në orë mësimi, përballë klasës që ndodhi ajo, por nuk dëgjuam zhurmë, vetëm kur hapa derën dhe erdhi direkt. Pavarësisht se mbyllën derën dhe dritaren erdhi era.
Më pas vajza ka treguar se në klasë ishin 30 veta. Me tej ka thënë:
Në klasë ishin 30 veta. Në klasën që ishte përballë doli jashtë nga era, ne dolëm më vonë. Thjeshtë mund të ketë ndonjë gjë brenda.