Lajme

Itali/ Infektohet nga koronavirusi kryetarja e bashkisë së Piacenzas

Kryetarja e bashkisë së Piacenzas, Patrizia Barbieri, është infektuar me koronavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilët shkruajnë se Barbieri pas testeve të kryera ka rezultuar e infektuar me CoVid19.

Tashmë ajo është futur në izolim shtëpie ndërsa mjekët po përpiqen t’i vijnë në ndihmë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane kryetarja e bashkisë së Piacenzas ishte paraqitur me temperaturë të lartë e kollë të fortë. Megjithatë raportohet se situata me të nuk është shumë e rënduar.

Kujtojmë se deri më tani në Itali kanë hum bur je tën 107 persona ndërsa janë infektuar mijëra të tjerë.

Top Channel

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top