CoVid-19
‘Italia po sheh dritë’/ Frenohet numri i infeksioneve dhe vdekjeve
A është ky lajmi që priste gjithë bota? Është akoma shumë herët për ta thënë, por Italia ka nisur të marrë pak frymë.
Një parashikim thoshte se të dielën do arrinte piku i pandemisë së koronavirusit në Itali.
Të dhënat e sotme kanë bërë që shumë njerëz të ndjehen pak më mirë.
Gazeta La Stampa shkruan se “ka nisur të shihet drita”.
Kurse Repubblica shkruan se janë frenuar vdekjet dhe infeksionet.
Edhe ‘Il Giornale’ shkruan se po frenohen numrat negativë.
Ky është një çlirim i lehtë.
Në 24 orët e fundit është regjistruar një rënie e lehtë e të prekurve dhe viktima.
Këto 24 orë janë 651 të vdekur, në krahasim me 793 të një dite më parë.
Sa u përket të prekurve, rastet e reja jaë 3957, dje ishin 4821. Rritja është 9.3 përqind. Një ditë më parë ishte 12.3 përqind. Një ditë para saj ishte 19.6 përqind./ Burimi : GeLocal /
E fundit/ Angela Merkel në karantinë, u takua me një doktor që doli pozitiv në koronavirus