Me siguri të gjithë e mbani mend çiftin Katerina dhe Lupçe nga “Big Brother 9”, Kanë kaluar 3 vite dhe Lupçe e Katerina vazhdojnë lidhjen e tyre dhe janë shumë të lumtur bashkë. Ata ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku treguan për jetën e tyre pas “Big Brother”.
Lupçe tregoi se ai aktualisht nuk punon dhe jeton me paratë që i jep i ati. Ndërsa Katerina punon në një punë part-time.
“Unë gjatë gjithë ditës vetëm dal me shokët lart e poshtë. Nuk punoj. Jetoj me lekët e babit. E di që është keq, po ku të gjej punë? Shqipëria është katandisur shumë keq. Kam punuar me raste part-time gjatë verës kurse tani në dimër s’ka punë”, u shpreh Lupçe.
Çifti folën edhe për ma rrëdh ënien e tyre duke treguar se ende nuk janë martuar. Ata shprehën dëshirën që në të ardhmen të bëhen me fëmijë kur të jenë të stabilizuar ekonomikisht.