Ditën e djeshme moderatorja Alketa Vejsiu bëri të ditur se ka realizuar ëndrrën e saj të madhe për të prezantuar festivalin prestigjioz të Sanremos këtë vit. “Po qaj me Lot Gezimi! Eshte dita me e lumtur e karrieres sime”, u shpreh Alketa. Alketa do ta prezantojë Sanremon bashkë me shumë figura të njohura italiane krah të prezantuesit italian Amadeus. Mirëpo moderatorja nuk do të jetë e vetmja shqiptare që ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz.
Mediat italiane shkruajnë se e ftuar speciale këtë vit do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila do të performojë në Sanremo së bashku me Lewis Capaldi.
Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data 4 deri në 8 shkurt.