Aktorja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi po kalon ditët e saj më të bukura në pritje për të bërë nënë. Lajmin e ëmbël Jonida e konfirmoi pak javë më parë gjatë “Top Talent” duke treguar se gjatë shtatzënisë është bërë e ndjeshme.
Sot Jonida ka postuar një foto të realizuar gjatë xhirimeve të puntatës së rradhës të “Top Talent”. Ndonëse me xhaketë, barku i fryrë vihet re dhe shtatzënia e ka bërë të shkëlqejë akoma më shumë.
Kujtojmë që Besniku dhe Jonida u martuan në shtator të vitit të kaluar me një dasmë madhështore të organizuar nga “Ami Event”.