Lajme

‘Kam pro bleme me burrin’, u përfshinë në përgjimet e ‘Zogut’, flasin Iva Aliko dhe Madonna shqiptare

Këngëtaret Iva Aliko dhe Elda Shabani ose siç njihet ndryshe me emrin e artit “Madonna shqiptare”, u përfshinë në përgjimet e “Zogut të Tiranës”.

Ato kanë folur ditën e sotme për emisionin “Shqipëria live”, ku kanë rrëfyer se përse emrat e tyre janë përfshirë në këtë dosje tashmë.

Aliko i ka dalë në mbrojtje Hermesit, ku thotë se ai është i shfrytëzuari nga kjo histori si dhe e ka konsideruar si mjaft naiv.

Iva Aliko tha:

U zgjova në mëngjes dhe marr vesh nga portalet. Përjetova një shok, nuk e prisja. Në bazë të shkrimeve kanë qenë të papranueshme. Zogun nuk e njoh për një njeri të tillë. Jo vetëm unë por të gjithë ata që e njohin personalisht e njohin si person me humor, pak naiv, në kuptimin që i besonte gjithkujt. Mendoj se Hermesi është i shfrytëzuari. Ai rrinte me gjithkënd e ndoshta prandaj. Me sa kam lexuar në dosje, ishte një vajzë që ishte pyetur nga prokuroria ditët e fundit para se të çohej në qeli që kishte dëshmuar në difavor të tij, ndërkohë që ajo ishte në moshë shumë herë më e madhe se Zogu dhe gjithë fajin ia kishte hedhur Zogut. Hermesi nuk është person që shpenzon. Edhe me makinë e merrja unë. Portalet kanë shkruar në mënyrën me skandaloze të mundur. Shoqëria e tij nuk më pëlqente, madje i kisha folur për këtë gjë. Nuk më pëlqenin për jetën që bënin.
Nga ana tjetër, ka folur edhe Elda Shabani, e cila ka pranuar se prej përgjimeve ka probleme të shumta me bashkëshortin.

Ajo shtoi se ishte hera e parë që e kishte takuar Hermesin.

Elda Shabani tha:

Në verë erdha pas 4 vitesh në Shqipëri me bashkëshortin e fëmijët. Hera e parë që e kam takuar Hermesin. Sa herë jemi takuar, jemi takuar vetëm artistë. Gjithë kjo ngjarje më ka sjellë shumë pro bleme. Kam pro bleme dhe me bashkëshortin tim.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top