Teksa e gjithë bota po përjeton frikë nga koronavirusi në Shqipëri një ‘virus’ tjetër po merr jetë. Në dy muaj nga ky ‘virus’ janë shuar 4 gra shqiptare.
Enkelejda Çapoku u v ra në Paskuqan nga kunati i saj. Erdet Çapoku, kunati i saj i mori jetën për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Manjola Çuko u vr a nga burri i saj. 33- vjeçarja u që llua për vde kje nga Lulzim Çuko në Xhafzotaj të Durrësit.
Ai ishte xheloz dhe mes të tjerash në dëshminë e tij për këtë kishte ndikuar se Manjola ishte e bukur dhe e re.
Në Rrëshen Esmeralda Filopati u vr a nga ish-burri i saj. Ai që lloi drejt saj me breshëri automatiku në Kodër Rrëshen. I vde kur mbeti edhe vëllai i Esmeralda Filopatit.
E nuk kaluan as më shumë se 24 nga ngjarja e rëndë në Rrëshen dhe në qytetin e Durrësit u v ra një tjetër grua. Hajdie Tosuni u v ra nga burri i saj në mes të ditësh. Në dëshminë e tij Ruzhdi Tosuni tha se e vr au se nuk e duronte dot më.
Në shumë raste grave shqiptare u është marrë jeta edhe pse ato kanë pasur një urdhër mbrotje, që më shumë është një copë letre se sa për të mbrojtur jetën e grave shqiptare.
Dhu na ndaj vajzave dhe grave është një fenome që ka vite që është shqetësues në vendin tonë. Masat që po merren prej vitesh duket se janë gati zero për sa kohë që shumë viktima po shënohen. E mesa duket kemi një ‘virus’ tjetër si shoqëri, ku është rrënjosur thellë se gruaja është pronë e mashkullit.
Një ‘virus’ që ka vite e vite që po merr jetë shumë jetë grash e vajzash pa faj./ JOQ Albania