Sport

Këta janë 11 trajnerët më të paguar në futbollin evropian

Definicioni se çfarë bën një trajner në futboll mund të ketë ndryshuar paksa ndër vite, por mbetet ende i paqartë se sa është i rëndësishëm roli i trajnerit në një skuadër që duhet të ‘menaxhojë’ lojtarë rreth stërvitjeve dhe ta bëjë formacionin me përgjegjësinë për rezultate të mira apo të këqija.

Evening Standard ka bërë një listë me trajnerët më të paguar në botë, e që aty nuk ka vend për befasi, pasi tashmë e kanë dëshmuar veten me filozofinë e lojës së tyre:

Maurizio Sarri (Chelsea)

Kur Chelsea e siguroi transferimin e ish-trajnerit të Napolit ishte bërë me dije se ai do të përfitonte 6 milionë euro pagë në sezon.

Trajneri italian ka qenë deri më tani në një presion konstant për mënyrë e lojës së tij. Por, strategjia e tij e ka rikthyer Chelsean në Ligën e Kampionëve, ndërsa janë në finale të Ligës së Evropës.

Carlo Ancelotti (Napoli)

Sarri fiton më pak se personi që e zëvendësojë atë te Napoli, ish-trajneri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka nënshkruar marrëveshje verën e kaluar me për 6.5 milionë euro në sezon.

Unai Emery (Arsenal)

Unai Emery besohet se ka nënshkruar me Arsenalin për një pagë rreth 7 milionë euro në sezon, duke e zëvendësuar Arsene Wengerin që u largua në verën e kaluar pas 22 vitesh në stolin e topçinjve.

Manuele Pellegrini (West Ham United)

Paga e Manuele Pellegrinit i ka befasuar të gjithë në Angli, pasi në sezon përfiton 8 milionë euro nga West Hami. Ish-trajneri i Manchester Cityt ka arritur t’i shpëtoj çekanët nga rënia prej ligës.

Jurgen Klopp (Liverpool)

Jurgen Klopp deri më tani ka treguar se është njëri ndër më të mirë në botë, ndërsa te Liverpooli fiton 8.3 milionë euro në sezon.

Trajneri gjerman arriti te The Reds në vitin 2005 duke e zëvendësuar Brendan Rodgers që e kishte dërguar skuadrën drejt një humnere dhe lojtarët kryesor po largoheshin nga klubi.

Ole Gunnar Solskjaer (Manchester United)

Ole Gunnar Solskjaer arriti te Manchestr United në dhjetor të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar, e që fiton 8.6 milionë euro në sezon.

Trajneri norvegjez kishte rezultate të mira në fillim me Djajtë e Kuq, por në fund nuk arriti ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspur)

Mauricio Pochettino e nënshkroi kontratën e re në fund të sezonit 2017/18 te Tottenhami, duke fituar 9.5 milionë euro në sezon, në marrëveshjen që e mban deri në vitin 2023.

Trajneri argjentinas ka treguar ndër vite se është një strateg tejet i mençur, ndërsa në këtë sezon i ka kualifikuar Spursat në finalen e Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane (Real Madrid)

Zinedine Zidane u rikthye te Real Madridi pas triumfit të trefisht në Ligën e Kampionëve, duke nënshkruar kontratën në vlerë prej 12 milionë eurosh në sezon, por që do të ketë shumë punë për ta rikthyer skuadrën në binar, pasi përfunduar 19 pikë pas Barcelonës në La Liga.

Pep Guardiola (Manchestr City)

Deri në sezonin e kaluar nuk ishte bërë e ditur se sa fiton Pep Guardiola te Manchester City, por më vonë u bë e ditur se spanjolli është më i paguari në Ligën Premier, ku në sezon fiton 17 milionë euro.

Spanjolli arriti që në këtë sezon ta fitonte Ligën Premier për të dytën herë me radhë, duke triumfuar edhe në FA Cup dhe EFL Cup (Carabao Cup).

Ernesto Valverde (Barcelona)

Mund të ju duket e pabesueshme, por Ernesto Valverde fiton 23 milionë euro në sezon te Bracelona.

Trajneri spanjoll ka fituar në këtë sezon La Liga-n, por që dështojë të kalonte në finale të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga Liverpooli në gjysmëfinale.

Diego Simeone (Atletico Madrid)

Diego Pablo Simeone është trajneri më i paguar deri më tani në histori të futbollit. Argjentinasi fiton 41 milionë euro në sezon te Atletico Madrid.

Cholo ka arritur të fitojë të skuadra spanjolle trofe si: Dy herë Ligën e Evropës, Kupën e Mbretit, La Liga-n dhe arriti dy herë në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top