CoVid-19
Kina i rikthehet normalitetit, fillon me shpejtësi puna në fabrika
Një lajm i mirë vjen nga Kina.
Fabrikat në të gjithë vendin gradualisht po kthehen në normalitet pasi numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të bjerë falë masave rigoroze të kontrollit të ndërmarra nga qeveria, çfarë edhe ka zbutur ndikimin e Koronavirusit në zinxhirët e furnizimit botëror.
Wu Hongliang, një zyrtar i Komisionit Kombëtar për Reforma dhe Zhvillim, tha se zinxhirët industrialë në vend gradualisht po rilidhen falë përshpejtimit të rimëkëmbjes së prodhimit vendas, ndërsa kontrolli i infeksionit vazhdon.
Ai tha:
Përfitimet e përgjithshme të zinxhirit industrial kinez nuk kanë ndryshuar prej epidemisë.