Lajme
Kina mer masa drastike/ Ndalon konsumin e mishit të qenit
Zyrtarët në një qytet në Kinë kanë propozuar një ligj të ri për të ndaluar banorët të hanë mish qeni.
Në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë ushqimore në Shenzhen, ligjvënësit shpresojnë të sjellin legjislacionin, i cili do të ishte i pari i këtij lloji në vend.
Ndalimi i propozuar, i cili u botua në faqen e internetit të qeverisë së qytetit, do të përfshinte gjithashtu gjarpërinjtë, bretkosat, lakuriqët dhe mishin e breshkave.
Qentë dhe macet besohet se janë shtuar në listën e mishit të ndaluar për shkak të statusit të tyre si kafshë shtëpiake.
Kuptohet që zyrtarët lokalë tani janë duke pritur të dëgjojnë nga banorët e zonës në lidhje me propozimet përpara se t’i ndalojnë ato me ligj.
Kjo vjen pasi një ndalim i përkohshëm mbarëkombëtar për konsumin e kafshëve të egra hyri në fuqi këtë javë për të mbrojtur qytetarët gjatë shpërthimit të Covid-19 (koronavirus).
Burimi: Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania