Jeni kuriozë të dini recetën dhe shijen e sallatës më të mirë në botë?
Nuk do mund ta refuzoni, sapo ta keni përgatitur! Ia vlen ta shtroni në tryezën e ngrënies gjatë vaktit të drekës si pjatë shoqëruese, por pse jo edhe si pjatë më vete (kryesore) mund ta konsumoni, pasi përmban shumë kalori dhe vlera ushqyese!
Përbërësit:
- gjoks pule i pjekur, i prerë në copa.
- 4 gota të miksuara me (rukola, sallatë jeshile, marule).
- 1 1/2 e filxhanit me kastravec të prerë në kubik.
- 4 vezë të ziera, të prera në gjysmë .
- 4 feta proshutë krudo të prera hollë .
- 1 avokado e prerë në kubik.
- 6-7 domate qershi (opsionale).
- 2 gota me misër të zier.
- lëng limoni.
- bukë e thekur.
- kripë.
- majdanoz.
- vaj ulliri.
- piper.
Përgatitja:
Në një tas shtoni lëng limoni, majdanoz, kripë dhe piper. I përzieni mirë bashkë që të kombinohen më pas me përbërësit e tjerë. Pasi të keni larë sallatën (gjethet e sallatës jeshile dhe rukolas) dhe keni prerë në copa të vogla kastravecët, domatet, avokadon, i shtoni të gjitha në një enë dhe i përzieni mirë. Shtoni misrat e zier dhe proshutën.
Spërkasni përbërësit e sallatës me përzierjen e përgatitur më parë me limon, piper, kripë dhe majdanoz. Në fund shtoni vezët e prera dhe bukën e thekur të prerë në kubik. Shijojeni!