Zvicra ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit.
I ifenktuar është një burrë rreth të 70-ave, i cili ishte kthyer nga Milano.
Testet laboratorike të kryera zbuluan rastin në rajonin e Ticinos. Bëhet me dije se i moshuari ishte prekur nga koronavirusi më 15 shkurt, pasi kishte qenë në një event në Milano.
Simptomat e para u shfaqën dy ditë më vonë, shpjegoi drejtori i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), Pascal Strupler.
I infektuari është izoluar në spitalin e Ticinos, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet optimale.
Sipas FOPH, të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me të do të testohen dhe vendosen në karantinë, ndërsa gjendja e tyre do të monitorohet për 14 ditë.
Deri më tani, në Zvicër janë testuar 300 raste të dyshuara të Covid-19, por përgjigjet kanë rezultuar negative. Autoritetet zvicerane kanë marrë masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Ndërkohë, rasti i parë i koronavirusit është konfirmuar edhe në Kroaci.
Lajmi u dha nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, i cili tha se pacienti është shtruar në spitalin e Zagrebit.
Ai është në karantinë, ndërsa gjendja e tij është e mirë për momentin, njoftoi Plenkoviç në një konferencë për shtyp.
Kujtojmë këtu që bilanci total i vik timave të shkaktuara nga koronavirusi ka shkuar në 2,707, ndërsa numri i të prekurve ka kaluar shifrën e 80,000 personave.
Mbi 27 mijë persona janë rikuperuar nga koronavirusi dhe kanë arritur ta mposhtin virusin vde kjeprurës.
Burimi: Swiss Info & National Post|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania