Ministria e shëndetësisë sapo konfirmoi se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut.
Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup u regjistrua rasti i parë me virusin korona, te një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia.
Qytetari vullnetarisht sot ishte paraqitur në Klinikën infektive.
Sot, fillimisht u dyshua në tre qytetarë, por dy testimet e para rezultuan negative sa i përket prezencës së virusit korona. Por, rasti i tretë u konfirmua si i vërtetë.