Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri një lidhje skype në emisionin “Open” në Top Channel ku foli ashpër ndaj masave të marra nga qeveria.
Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se nuk kishte fare fr. ikë nga koronavirusi dhe se i vetmi i tillë sipas saj ishte kryeministri Edi Rama, i cili vuan nga problemet me frymëmarrjen. Kryemadhi shtoi se kjo është pikërisht arsyeja që ai është vetë-iz. oluar në banesën e tij në fshatin Surrel.
“Nuk jam e fr. iksuar aspak. Nuk bie dakort aspak me masat e qeverisë. Nuk është ndaluar askund lëvizja e këmbësorëve, vetëm tek ne. Vetëm ne flasim për gj. oba dhe bu. rg në qoftë se del si këmbësor.
Se ka fr. ikë Edi Rama nga problemet me frymarrjen që ka nuk do të thotë që të masat e ndërmarra janë në rregull. Kam parë kreun e opozitës që shkon në zyrë dhe nxjerr masa. Ndërsa Rama ka fr. ikë nga problemet shëndetësore që ka, dhe nuk lëziv nga Surreli.
Kemi përballuar edhe situata më të rënda. Ja shiko tani del Ministrja e Shëndetësisë dhe kundërshton liderin e opozitës për konçensionin e chekapit. Këto masa do ta dobsojnë rëndë ekonominë. Duhet falur interesat për kredimarrësit që nuk kanë dalë në punë,“- tha Kryemadhi.