Lajme
Kurti: I dëgjoj ndërkombëtarët por unë jam kryeministër
Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se ai i dëgjon ndërkombëtarët.
“Unë dëgjoj ndërkombëtarët dhe jam i durueshëm, por në fund të të fundit jam kryeministër i Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka njoftuar se do ta heq taksën ndaj Serbisë për lëndë e parë.
“Si Qeveri e Kosovës do të marrim vendim që nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë nga lënda e parë që importohet nga Serbia në Kosovë. Ftojmë Serbinë që si pergjigje të zotohet që do ta ndërpres fushatën për çnjohenndaj Kosovës dhe të heqjen e barrierave jo tarifore ndaj Kosovës”, tha Kurti.
Tutje Kurti tha se “nëse Serbia nuk e përfill dhe nuk e pushon fushatën jo miqësore dhe heqjen e barrierva ndaj Kosovës, nga data 1 prill do të nis më fillimin e reciprociteti një herë në fushën e ekonomisë tani në fushën politke dhe tjera”
Kurti po ashtu tha se nëse nuk ndalet Serbia, ai do ta rikthej tarifën me 15 qershor.