CoVid-19

Kushton pak dhe aplikohet lehtë, shkencëtari italian teston vaksinën kundër koronavirusit

Kanë rezultuar pozitive testimet e parë te minjtë të një vaksine kundër koronavirusit që vendoset në lëkurë, e cila është e lehtë për t’u aplikuar dhe ekonomike për t’u prodhuar në masë të gjerë.

“Minjtë e vaksinuar në këtë mënyrë prodhojnë antitrupa specifikë kundër virusit”, deklaron kërkuesi italian në Universitetin në Pittsburg, Andrea Gambotto, i cili ka publikuar rezultatet e testimeve të para në revistën EBiomedicine dhe që informon se vaksina mund të jetë gati për të nisur testimet tek njerëzit brenda një muaji.

“PittCoVacc”, është një vaksinë si ngjitëse me 400 mikro-age që hyjnë në lëkurë dhe për 2-3 minuta treten, pa shkaktuar dhimbje dhe më pas lëshojnë antigjenin që nxit përgjigjen imunitare.

Mjeku shton se mundësia që kjo vaksinë të mbrojë nga virusi Sars CoV-2 është shumë e lartë.

“Tashmë jemi duke verifikuar aftësinë që ajo ka të neutralizojë virusin në qeliza njerëzore në pruveta duke përdorur anitrupat e izoluar nga minjtë e vaksinuar”, shjegon Gambotto.

Autorët e kanë dorëzuar vaksinën për rishikim nga FDA dhe nëse marrin autorizimin, do të fillojnë testimet e para për pacientët sa më shpejt të jetë e mundur, brenda një muaji

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top