Sport

Ky është kampion i ri i Kosovës në futboll

Feronikeli nga Drenasi është kampion i ri apo titulli i tretë në histori të ekzistimit të këtij klubit. ‘Nikli’ triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në derbin e madh të elitës së futbollit të Kosovës. Në një atmosferë drithëruese në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, mbi 3 mijë shikues, Feronikeli me plotë meritë shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Prishtinës. Vendasit dhanë maksimumin, patën shumë më shumë nga loja, kurse Prishtina nuk ishte në formën e saj dhe aspak e rrezikshme.

Kryetrajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është i ngazëllyer me suksesin e madh, sepse pas titullit të premten e 24 maj synon edhe trofeun e Kupës së Kosovës, në duel me Trepçës ’89. Hero i fitores së Feronikelit është Yll Hoxha me golit që shënon në minutën e 73-të. Feronikeli zuri vendin e parë me 80 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 75 sosh.
Yll Hoxha kalon në epërsi Feronikelin dhe shumë afër titullit të kampionit. Prishtina nuk po tregon lojë ashtu si është pritur, kurse ‘Nikli’ deri me tani është më i mirë. Në minutën e 73-të, Hoxha shënon për ‘Niklin’.

Në Drenas pas disa minutave pritet të zhvillohet superderbi i Superligës së Kosovës në futboll, ku ndeshën Feronikeli dhe Prishtina.

Ndeshja e cila pritej të fillojë në orën 16:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, është shtyrë për orën 16:15, siç thuhet për shkak të mosmarrëveshjeve me gjyqtarë.

Megjithatë, merr vesh se nuk janë caktuar për shkak se të eliminimit të korrupsionit të mundshëm.

Po ashtu, mësohet se në këto momente shorti ka përcaktuar Genc Nuzën për ta drejtuar këtë takim.

Gjyqtarë asistent do të jenë Fatlum Berisha dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë gjyqtarë i katërt do të jetë Tafik Maloku.

Feronikeli mund të shpallet kampion me fitore apo barazim, ndërsa Prishtinës i duhet vetëm fitorja, pasi është dy pikë prapa Feronikelit.

Nëse Feronikeli fiton, ky do të jetë titulli i tretë, kurse Prishtina do ta fitonte për herë të tetë këtë titull pas luftës.

  • Superliga e Kosovës
  • Feronikeli-Prishtina 1:0
  • Ferizaj-Gjilani 2:1
  • Trepça ’89-KEK-u 4:0
  • Flamurtari-Llapi 3:2
  • Ballkani-Drita 2:0
  • Liria-Drenica 2:3

 

Tabela

 

  • 1. Feronikeli 33 25 5 3 80
  • 2. Prishtina 33 23 6 4 75
  • 3. Llapi 33 22 3 8 69
  • 4. Drita 33 14 6 13 48
  • 5. Ferizaj 33 14 4 15 46
  • 6. Flamurtari 33 12 9 12 45
  • 7. Drenica 33 11 10 12 43
  • 8. Ballkani 33 12 7 14 43
  • 9. Trepça’89 33 11 9 13 42
  • 10. Gjilani 33 10 8 15 38
  • 11. Liria 33 8 4 21 28
  • 12. KEK-u 33 0 1 32 1

Feronikeli kampion i ri. Nga liga largohen Liria dhe KEK-u, në barazh mbeten Trepça ’89 dhe Gjilani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top