Lajme

Lajme aspak te mira per motin : Ja si do te jete moti kete jave

Sot jemi zyrtarisht në stinën e Pranverës, por mesa duket moti nuk do t’i përshtatet shumë kohës.

SHMU thotë se vendi ynë do të përfshihet nga reshje intensive shiu dhe në zonat malore edhe reshje dëbore.

Kjo pritet të vazhdojë deri ditën e premte. Gjithashtu njoftohet se gjatë kësaj jave parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.

Njoftimi i SHMU:

Dita e sotme shënon ditën e parë të pranverës meteorologjike, por kjo nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave. Edhe pse na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte.

Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.

Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte.

Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit. Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.

Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top