Sport

Leicester përgatitet për një transferim të madh, monitoron yllin e Milanos

Skuadra nga Premierliga, Leicester City, është duke u përgatitur që të kryej një transferim të madh gjatë kësaj merkatoje.

Skuadra angleze ka dërguar skuatët e saj në Itali, për të vëzhguar nga afër yllin e Milanos.

Sipas ‘Gazetta dello Sport’, Hakan Calhonoglu do të përcillet nga afër nga përfaqësuesit e Leiceter, gjatë ditës së nesërme.

Reprezentuesi i Turqisë ka kontribuuar në tri gola dhe ka shtuar 13 asistime këtë edicion për skuadrën e Milanos.

Ai ka regjistruar 44 paraqitje, duke qenë një nga të preferuarit e trajnerit Gennaro Gattuso, me të cilin nuk e nisi shumë mirë.

Calhanoglu ishte transferuar tek Milano nga Bayer Leverkusen për 21.3 milionë euro gjatë verës së vitit 2017.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top