Lajme

Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që ofron transport publik falas

Luksemburgu është bërë vendi i parë në botë që ofron transport publik falas dhe vendimi u mor për të shmangur rradhët e mëdha të trafikut të makinave.

Qeveria ka miratuar planet, që do të thotë se të gjithë trenat, tramvajet dhe autobusët tani janë falas dhe mund të përdoren kurdoherë nga qytetarët.

François Bausch, ministri i mobilitetit dhe punëve publike, e përshkruan këtë veprim si:

Përzierja sociale në tortën e strategjisë globale për një revolucion multimodal.
Ai njoftoi se udhëtimi falas do të fillojë sot më 29 shkurt, jo më 1 mars siç raportohej më parë.

Por si është e mundur kjo?

Motivi kryesor është nxitja e popullatës ndaj përdorimit të transportit publik duke shmangur kështu mjete të transportit privat pasi gjendja e trafikut është bërë vërtet serioze sidomos në qendrën e qytetit.

Burimi: Ladbible Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top