LAJMET E FUNDIT

“Mallku qoftë kjo tokë që do të të tretë”, miku i 28 vjecarit shqiptar qe vdiq nga koronavirusi përlot rrjetin: I mori nënës djalin më të mirë

Një 28-vjeçar shqiptar ka vd.ekur në shtëpinë e tij në Itali, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali, ku ishte kuruar për koronavirusin.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për të riun Lucjan Elezi, me origjinë shqiptare por që ka jetuar në Val di Fassa për vite me rradhë.

28-vjeçari, me banim në komunën e San Giovanni di Fassa-Sèn Jan, ishte larguar nga spitali në Rovereto rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pasur shenja përmirësimi nga koronavirusi.

Gjendja e tij kur ishte shtruar në spital kishte qenë e rënduar, por me kalimin e ditëve përmirësimet kishin qenë të dukshme, dhe testi i parë e kishte nxjerrë atë negativ me Covid19, ndërsa priste të bënte testin e dytë konfirmues.

Por për fat të keq problemet me mushkëritë dhe frymëmarrjen, që kanë vazhduar edhe pas daljes nga spitali, kanë bërë që Elezi të humasë jetën.

Ai kishte punuar në sektorin e ndërtimtarisë, së bashku me disa të afërm, dhe më pas kishte gjetur punë në qendrën e Refugjatëve Fredarola në Canazei, ku të gjithë e kujtojnë atë si një punëtor të zellshëm.

Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte.

Ndërkohë që të shumta kanë qenë postimet e miqve të tij në rrjetet sociale, të cilët e konsiderojnë Lucjanin një shok të rrallë që do t’iu mungojë të gjithëve.

Një prej postimeve më prekëse:

Me dh.imbje më të thellë e më të madhe po i shkruaj këto vargje që më dalin nga shpirti. Ia kushtoj shokut, mikut, e vllait tim Luçjan Elezi. U nda nga jeta shum para kohe duke na lane te gjitheve me zemra te th.yera e kujtimin e tij që do te mbetet mes nesh si një shok i paharrueshëm e i papërsëritshem për vlerat e tij shoqnore e njrerëzore, i edukuar, i urtë, e punëtor si ai e askush tjetër. Me pikëllim te madh i dërgoj ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes së tij për këto dit të vështira e të tme.rrshme të kësaj fa.tkeqsie që na ka ndodhur të gjithëve sepse sot është ditë zie për te gjithë shokë miq e të aferm të gjithë jemi ne zi.

I perjetshem qofte kujtimi yt midis nesh ..😞😞😞

O Zot a s’mun prite edhe pak
Me e marrë ne gjirin tan
A kaq shpejt i’u desht me ik
Kaq papritun me na lan

Si s’e majte doren tane
Si nuk pate pak meshirë
Me i’a thy zemren nje nane
Me ia marr djalin ma t’mirë

Ëngjëllin tan si s’e dergove
Si s’e nise at’ me vrap
Atij vd.ekjen me i’a prit
E mes nesh me nejt dhe pak

Pse kaq shpejt i’a hape deren
Ne parajse me e dërgu
A thu s’pate kerkan tjeter
Me na lan ne tuj lotu

Tash po vjen prap data kater
Ne Janar të motit tjetër
Nje buzqeshje ska me ken
Si dikur n’kohen e vjeter

At’ dit’ Dielli s’ka me nxe
At’ nat’ Hana s’ka me dal
Terr’i zi ka me e mbulue
Edhe Qyqja ka me nis vaj

Ka me ftoh me nis acari
Kan me u tha gjethet ne dege
Kurr na ma nat’ dit Janari
Ne ditelindje skemi m’e pershendet

Nëpër fushat aty pari
Ku kaluam fëminine
Ku u rritëm e l’shum shtatin
Lulja jote ma nuk mbin

Edhe lumi ka me u tha
Uji ma nuk ka me rrjedh
Asaj ane ku ne u rritem
Kur e din se ma nuk shkel

Këmba jote e bekuar
Shtati jot si yll i shkruar
Hija jote si vigane
Çehra jote e kulluar

Pyesin shoke e pyesin miq
Për njoftimin tend të rëndë
Tu shpresue fort te Zoti
Sikur rren te kishte ken

Asaj ane kur të kaloj
Do të ndiej gjithmonë trishtim
Do kthej kryet e do m’mungoje
Përshëndetja e mikut tim

Edhe n’shkoll n’klasen e vjeter
Un permallshem kam me shku
E kujtimet per nën pluhur
Si puhize kan me u zgju

Ngadal banken do ta gjej
Ku qëndruam bashke sa kohe
Ku mësuam të buzqeshim
E mësuam te kendojme

E rregjistrin e pluhrosur
Me trishtim un do ta hap
Do ta gjej un emrin tënd
Do m’pikojne dy lot me mall

Mallku qofsh moj toké e hidhur
Si do mundesh me e tret’
Djalin e ri si lulja ne gem
Sa i ka mbushe njezet e tet’

A thu dhimte s’pate per nanen
Asaj zemren me i’a plas
Me i’a mbulu shtatin n’zi
Edhe syte m’ia mush me vaj

Tash bylbyli s’ka me knue
Ne çdo Mars tridhjetë e një
Ka me nis ai me vajtue
Per ma t’mirin djale nen dhé

E pranvera ka me dale
Lule t’bukra ka me çele
Nje tufe plot me karajfila
Për te va.rri me t’i sjelle

Lamtumire vlla Luçjan
Po e them me shpirt te shkrete
Lamtumire pllum’i Pranveres
Permbi shtat t’qofte dheu i lehte

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top