Lajme

Maqedoni e Veriut/ Një pacient i dyshuar me koronavirus ka ikur nga spitali

Dy pacientë sot pasditë kanë thyer dritaret dhe kanë ikur nga spitali i Shtipit, ku janë paraqitur pasi janë kthyer nga Italia, raporton JOQ. Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm Naqe Culev. Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partnerja e tij shtetase e Kroacisë, të cilët para disa ditëve u kthyen nga Italia.

Burri kishte simptome, dhe kanë shkuar në spital. Aty pacienti është bërë agresiv dhe ka ikur pasi ka thyer dritaren. Janë zbuluar se gjenden në shtëpinë e burrit në Vinicë, ku sipas MPB-së, ekipi policor së bashku me ekspertë të Institutit për shëndet publik tentojnë që t’i kthejnë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top