Lajme

Mashkulli më i vjetër në botë nda het nga je ta pasi theu rekordin

Posted on

Chitetsu Watanabe nga Niigata e Japonisë, i cili u u konfirmua si mashkulli më i vjetër në botë është nd arë nga je ta. Në datën 12 shkurt ai u konfirmua nga Guinness World Records si mashkulli më i vjetër në botë.

Ai ishte 112 vjeç dhe 344 ditë. Ai u nd a nga je ta të dielën, 11 ditë para se të festonte ditëlindjen e tij të 113-të. Ai nuk mundi të ushqehej më, madje as në festimet që u bënë për certifikimin e tij nga Guinness World Records ai nuk mundi të hante.

Sipas tij sekreti që të jetoje gjatë ishte të jetoje pa stres. Ai ishte një njeri që kujdesesh shumë. Ai jetonte në një familje të madhe dhe nipërit dhe mbesat e tij e bënin gjithmonë që të buzqeshte.

I pyetur kohë më parë se cili ishte sekreti i një jete të gjatë ai tha:

Të mos zemërohesh dhe të buzëqeshësh.
Ai lindi në 5 Mars 1907 në Niigata dhe ishtë fëmija i parë i Haruzo dhe Miyas. Pasi mbaroi shkollën bujqësore, ai u transferua në Tajvan dhe punoi aty në një plantacion të kallamit të sheqerit.

Në kët vend ai jetoi disa vite dhe po aty edhe u martua me Mitsue. Katër nga pesë fëmijët e tij lindën në atë vend. Pas lufte ai u kthye në vendin e tij.

Më pas punoi në një zyrë bujqësore. Deri në moshën 104 vjeç ai kultivoi fruta dhe perime.

Burimi: Ladbible/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte