Ushqime

Me gjethet e arrave të njoma mund të bëni mrekulli

Posted on

Arra ju ofron përfitime të shumta shëndetësore. Pak njerëz e dinë se arra e papjekur ose e quajtur ndryshe “e njomë” në gjethet e saj mbart një ilaç të vyer. Lëngu i këtyre gjetheve ju mbron kundër shumë sëmundjeve.

I njohur edhe si një ilaç që forcon muskujt dhe përmirëson shikimin, arra është e shkëlqyer për shëndetin. Ajo mund të shërbejë për të pastruar plagët e infektuara, për të mbajtur flokët të shëndetshëm dhe për të mbrojtur lëkurën nga dielli.

Për të pasur flokë të fortë:

Merrni 100 gram arra të thata dhe vendosini ato në një kavanoz qelqi me 1 litër alkool.

Mbylleni kavanozin dhe lereni në një vend të ngrohtë për rreth dy javë. Tundeni kavanozin të paktën një herë në ditë.

Masazhoni skalpin e kokës me këtë përzierje dhe pastaj thani flokët.

Përsëriteni trajtimin çdo natë dhe do të keni flokë të fortë dhe të shëndetshëm shumë shpejt.

Çaj nga gjethet a arrës:

Nëse preferoni të pini çaj ky është ai që i duhet shëndetit tuaj. Nëse e kombinoni me pak mjaltë do ti forconi edhe më shumë vetitë e tij shëruese.

Arrat janë plot me Vitamina C dhe ju ndihmojnë për të rritur imunitetin si dhe për të mbajtur tiroidet të shëndetshme.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte