Lajme
‘Më ka marrë malli për ty’, Arjola Demiri përlotet në emision
Këtë pasdite e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ishte aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arjola Demiri. Ajo ka treguar të reja nga jeta private dhe ajo profesionale e mes të tjerash dhe është surprizuar në studio.
Gjyshi i saj e ka suprizuar aktoren bukuroshe me një videomesazh. “Mbesë më ka marrë malli për ty. Gëzohem për sukseset tua! Mbaji mend këshillat e mia dhe mos i harro kurrë. Përqafime nga Amerika”, është shprehur gjyshi.
Pas videomesazhit, Arjola është emocionuar dhe është përlotur në studio. Mes lotësh ajo ka treguar se për të gjyshi është njeriu më i dashur për të, pas gjyshes.
“Vitin e kaluar kam humbur gjyshen, e cila ka qenë pjesë themelore e jetës time edhe pas humbjes së gjyshes, gjyshi më duket sikur e ka lëshuar pak veten, më kanë rritur”, është shprehur aktorja.
View this post on InstagramA post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on