Një person që ishte infektuar me coronavirus është shëruar në Itali, pasi kishte përdorur ilaçin eksperimental “Remdesivir”, raporton Telegraph.
“Kemi personin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, zëdhënës i klinikës infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë, transmeton Telegrafi.
Shërimi i 79-vjeçarit kishte filluar më 7 mars, kurse gjatë dy testeve të bëra së fundmi për coronavirus ka rezultuar negativ.
Pacienti së shpejti do të rikthehet në Lombardi ka njoftuar Basetti, duke shtuar se të gjithë mjekët janë të kënaqur pasi ky ilaç ka rezultuar të jetë efektiv.
Ai gjithashtu pranoi se ka pacientë tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi, në anën tjetër ministria italiane e Shëndetësisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër coronavirusit.
Vaksina testuese është zhvilluar në laboratorin e kompanisë “Takis”, fjala është për vaksinën e parë testuese në Evropë.