Naftëtarët vijojnë të jenë në grevë. Ata mbajnë një shirit në shenjë nderimi për kolegun e tyre Artan Voshtina, i cili nd ërroi j etë dy ditë më parë.
Ata thonë se nuk do të ndalen derisa të marrin atë që u takon. Raportohet se njëri prej tyre nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital.
E ditur bëhet se ai është Pirro Hoxhara. Pak më parë edhe gratë e Unzinës së Ballshit kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie.
Po ashtu e ditur bëhet se këta naftëtarë kanë refuzuar të tërheqin nga llogaria bankare pagën e një muaji të depozituar ditën e sotme. Naftëtarët janë shprehur se nuk do të tërhiqen derisa të marrin të gjitha pagat që u takojnë.
Edhe përfaqësuesi i tyre Sokol Duataj ka thënë se ata nuk do t’ia hapi telefonin askujt nëse nuk u kalojnë pagat.