Lajme

Me vetëm 100 të ftuar: Pamjet nga dasma e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos

Posted on

Ditën e sotme tek “Rudina” tema ishte mbi dasmat dhe traditat. Mes të ftuarave ishte edhe koreografja e njohur Enada Hoxha e cila foli për dasmën e saj me Gerd Vason. Enada tregoi se ajo dhe Gerdi bënë një dasmë me gati 100 të ftuar dhe kishin ftuar vetëm njerëzit e ngushtë.

Në ekran u shfaqën edhe disa foto nga dasma ku shihet se Enada kishte veshur një fustan shumë elegant.

“Dasma ime është realizuar brenda një jave, nëse në këto kohë duhen me muaj të tërë për t’u organizuar. Bëra një arredim shumë të thjeshtë sepse unë e doja dasmën vetëm me mish qengji dhe me verë. Por nuk u realizua deri në këtë thjeshtësi të themi dhe u bë edhe me 2-3 pjata të tjera.

Me shumë pak njerëz, më pak se 100, kam dashur vetëm njerëzit e shpirtit, se unë mendoj se ne kemi shumë miq, por unë dua vetëm ata të vërtetët, pra ata që m’i do shpirti, ata edhe i dua që t’i kem në festën time. Unë nga kolegët e punës nuk kam ftuar askënd, pikërisht kam ftuar vetëm maestron Agron Aliaj, me të cilin kam patur edhe një kërcim të bukur atë mbrëmje, edhe drejtorin e atyre viteve, Zhani Cikon. Vetëm këta kanë qenë të ftuar nga puna ime, se i kam dhe miq të mirë.

Nuse jam bërë shumë thjeshtë, ka ardhur pastaj Gerti më ka marrë me një makinë tepër modeste, kemi shkuar të dy në dasmë. Njerëzit na prisnin, se mua më pëlqen të shkoj pak me vonesë, që të jem unë ajo qendra e vëmendjes. Edhe pse njerëzit na prisnin në orën 8, unë arrita në orën 9″, tregoi Enada.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte