Leximi

Mercedesi që ka 3.4 milionë km të kaluara, pronari thotë se do ta vozisë deri në fund

Ndërsa prodhuesit e makinave të reja po pretendojnë se prodhimet e tyre dizel janë në gjendje të arrijnë 500000 km me mirëmbajtjen e duhur, realiteti na tregon të kundërten.

Makinat e vjetra nuk mund t’ju ofrojnë komoditetin apo sigurinë e një modeli modern, por sa i përket besueshmërisë dhe jetëgjatësisë mund të themi se periudha mes viteve 80′ – 90′ ishte epoka e artë e makinave.

Në këtë rast, ne po flasim për një Mercedes Benz E-Class W124 të vitit 1991, i cili arriti 3.4 milion kilometra.

Ajo arriti milionin e parë në vitin 1997, pa nevojën e ndryshimit të gjërave të tjera përveç vajit dhe filtrave; kjo situatë nuk ka ndryshuar shumë edhe pas kaloi kilometrazhin e dytë dhe të tretë.

Motori dizel i pajisur me një transmision automatik po punon mirë edhe sot, por pjesët e tjera të makinës, ashtu si trupi ose brendësia tregojnë shenja të plakjes, kryesisht për shkak të distancës së madhe.

Magnus Sæle, pronari 84 vjecar, i cili ishte një shofer taksie në Øygarden të Norvegjisë, tha se pa marrë parasysh ai nuk do të heqë dorë nga “shoku” i tij i vjetër dhe ai do ta gëzojë atë për pjesën tjetër të jetës së tij. Ai gjithashtu zotëron një Mercedes Benz 300D W210, me 900000 km të kaluara.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top