Lajme

‘Mezi pres rastin e parë me koronavirus’, mjeku shqiptar i kthehet koleges

Posted on

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, e ftuar në studion e “Report Tv” u shpreh se mezi po pret rastin e parë me Koronavirus në Shqipëri. Deklarata e saj po bën xhiron e rrjetit dhe të shumtë janë personat që kanë reaguar.

Në një prononcim për “Dosja.al” mjeku Pëllumb Pipero, është shprehur se asnjë prej mjekëve infeksionistë nuk e dëshiron një pacient me Koronavirus. Ai ka sqaruar se beteja me virusin, i cili është me plot të panjohura, është e vështirë dhe më i ekzpozuari është pikërisht personeli shëndetësor.

“Askush nga ne mjeket infeksioniste por dhe me gjere nuk uron dhe nuk deshiron, aq me shume te “mezi presi” te vije rasti i pare me SARS-Cov 2, ndryshe coronavirus i ri ne vendin tone. Beteja me kete virus deri tani me shume te pa njohura nuk eshte e lehte, madje e veshtire. Personeli shendetesor qe perballet me kete virus eshte me i ekspozuari, me i rrezikuari, sepse rasti i PARE eshte i pa njohur dhe me i rrezikshmi, ndaj dhe mjeket jane heronjte e pare dhe shpesh edhe deshmoret e pare te kesaj beteje. Urime per kolegen qe e ka mare me sportivitet, por nga zyra eshte gjithmone e lehte!!! Per qytetaret dua te them se ka vend per kujdes, te zbatojne ato keshilla qe ju japim per dite, nuk ka vend per panik. Eshte e vertete qe gripi sezonal, vecanerisht AH1N1 eshte shume here me i rrezikshem deri tani sesa Cov-19, por ky i fundit ka ende shume te pa njohura, per me teper ndaj tij ende nuk kemi nje vaksine apo medikament efektiv antiviral”, është shprehur ai.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte