Lajme

Mjaltë dhe qepë, ilaçi më efektiv kundër kollës!

Kombinimi i qepës dhe mjaltit është i mirënjohur që në kohët e vjetra antike si një ilaç natyral efektiv për kollën. Avantazhi i këtyre përbërësve natyralë medicinalë është se me shumë mundësi ju i keni përherë në kuzhinë dhe mund të blihen në çdo periudhë të vitit. Por, duhet të keni kujdes që të zgjidhni mjaltë që të mos përmbajë ngjyrues artificial, aroma apo ruajtës artificialë.

Përbërësit

2-3 lugë gjelle mjaltë natyral,

1 qepë.

Përgatitja

Zgjidhni një qepë mesatare që të mos jetë e vr arë. Qërojeni dhe priteni qepën nga lart poshtë me një thikë të mprehtë, por jo deri në fund. Vendoseni qepën e prerë në këtë mënyrë në një tas të thellë dhe hidhni mjaltë mbi të. Mbulojeni tasin me tabaka dhe lëreni të rrijë në temperaturën e dhomës gjatë gjithë natës.

Në mëngjes kullojeni përzierjen përmes një kullese ose një garze (fashoje) të trashë. Kjo është doza që duhet të merret për një ditë.

Konsumoni çdo dy orë një lugë nga ky shurup, por nëse mundeni mund ta pini edhe më shpesh. Në një periudhë të shkurtër kohe kolla do të largohet dhe frymëmarrja juaj do të jetë më e lehtë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top