Lajme
Mjegulla e dendur “para lizon” vendin/ Shtyhen të gjitha fluturimet në Rinas, probleme në qarkullimin rrugor
Orët e fundit, thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, duke shkaktuar jo pak probleme.
Së fundmi, raportohet se janë shtyrë të gjitha udhëtimet ajrore nga Aeroporti i Rinasit për mbrëmjen e sotme.
Mësohet se shkak janë bërë mjegullat e dendura, që kanë “pushtuar thuajse gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat vështirësojnë dhe në raste të caktuara bëjnë të pamundur fluturimin e aeroplanëve.
Mjegulla ka shkaktuar edhe vështirësuar edhe qarkullimin rrugor, veçanërisht në kryeqytet.
Më problematike gjendja paraqitet në aksin Tiranë-Fushë Krujë dhe vijimi i saj deri në Milot, ku mjegulla ka “pushtuar” gjithë rrugën.
Po ashtu, vështirësi në qarkullimin e mjeteve janë shfaqur edhe në aksin Tiranë-Durrës.