Lajme

Mjekët në Angli: Të moshuarve me koronavirus do t’i hiqen respiratorët, do u jepen më të rinjve

Pacientët e moshuar të cilët janë në gjendje kritike mund të hiqen nga respiratorët në mënyrë që ato mund t’u jepen atyre që janë më të rinj dhe më të shëndetshëm, sipas udhëzimeve të reja të lëshuara për mjekët.

Shoqata Mjekësore Britanike ka lëshuar këshilla për prioritizimin e trajtimit të kujdesit intensive.

Udhëzimet thonë kjo në mënyrë të pashmangshme do të jetë diskriminuese si për të moshuarit ashtu edhe për ata me kushte shëndetësore afatgjata, por do të jetë e nevojshme.

Sindikata e mjekëve tha se një politikë e tillë për “përzgjedhjen e moshës” do të ishte e kundërligjshme, por për të marrë parë nëse një pacient duhet të marrë një kujdes intensiv duhet të përfshijnë moshën e tyre dhe kushtet themelore shëndetësore.

Kreu i sindikatës së mjekëve tha:

Disa prej pacientëve në gjendje më kritike mund t’u mohohet trajtimi në kujdes intensiv ose ventilim artificial.
Numri i vik timave dhe të infektuarëve në Britaninë e Madhe po rritet me ritme të shpejta. Kryeministri britanik ka paralajmëruar se piku mund të jetë në dy javët e ardhshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top